Ata janë në një lidhje dashurie për më shumë se një vit.

Dhe Dua Lipa e i dashuri i saj, Anwar Hadid, u shfaqën të lumtur së bashku gjatë një shëtitje në New York të hënën.


Krijuesja e hitit “One Kiss”, 25 vjeçare, dhe partneri i saj, modeli 21 vjeçar, u mbajtën për dore ndërsa ecnin në rrugë.

33737680 8782953 PDA Dua Lipa and Anwar Hadid looked smitten as they stepped out  m 58 1601330652080 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: The Image Direct)

Dua tregoi figurën trupore e veshur në të zeza, shoqëruar me një palë pantallona të lëkurës dhe një triko të zezë të veçantë.

Dukjen e kompletoi me take të larta dhe çantë lëkurë, gjersa mbante një maskë të zezë.

Në anën tjetër, Anwar u shfaq në një veshje sportive dhe me maskë të zezë.

33737678 8782953 image m 60 1601330752856 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: The Image Direct)

Shëtitja e çiftit vjen pak ditë pasi motra e madhe e Anwar, Gigi, u bë nënë për herë të parë.

Ndërsa, që një kohë Dua u zhvendos në Los Angeles për të qenë më afër të dashurit të saj, shkaku i pandemisë.

The Sun raportoi se udhëtimi i saj erdhi meqë në një situatë pandemie, nuk ishte e sigurt që ylli shqiptar të udhëtonte herë pas here. /Telegrafi/

33739346 8782953 image m 83 1601333189718 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: The Image Direct)

33739340 8782953 image m 84 1601333198145 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: The Image Direct)