Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka pak kohë që ka nisur lidhjen me vëllanë e supermodeleve, Bella dhe Gigi Hadid.

Mirëpo, siç duket 23 vjeçarja po e shijon mjaft shumë lidhjen e re, madje të shumtën e kohës e kalojnë pranë njëri-tjetrit.


Së fundmi, ylli botëror ka publikuar disa postime në llogarinë e saj personale, Instagram, ku shihet duke u argëtuar në lojëra me Hadidin.

68752933 1207138626132406 7051160471130341376 n

Krijuesja e hitit “New Rules” e zyrtarizoi lidhjen me Anwarin në qershor të këtij viti, pak muaj pas ndarjes nga modeli dhe kuzhinieri, Isaac Carew.

Dyshja ishin të pranishëm edhe në festivalin “Sunny Hill”, që organizohet nga babai i Duas, Dukagjini.

Në ndërkohë, bukuroshja jonë po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

69603533 478005719699622 2909088835432349696 n