Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pati një paraqitje dinjitoze në mbrëmjen e “Grammy Awards 2020”, që u mbajt para pak ditësh.

Ajo u shfaq në tapetin e kuq të eventit veshur me një fustan saten, teksa prezantoi në skenë çmimin “Artistja e re më e mirë” – çmim të cilin ajo e fitoi vet vitin e kaluar.


GettyImages 1202160684 Dua Lipa dhe Anwar Hadid në "Grammy Awards 2020" (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, pas mbarimit të mbrëmjes, ajo duket të ketë bërë një “festë të çmendur” bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa video, të cilat shfaqin momentet kur dyshja në fjalë harbohen në një klub nate.

Ata shihen duke u hedhur para striptisteve të cilat kërcenin në klubin e natës që ata frekuentuan pas mbarimit të “Grammy”.

Çifti duket se ia kalojnë shumë mirë në prani të njëri-tjetrit, me çka edhe shpjegon faktin se thuajse në çdo paraqitje të fundit janë bashkë. /Telegrafi/