Aeroporti i Gatwick ende vazhdon të jetë i “shqetësuar” nga një dron - dhe pamjet thuhet se tregojnë snajperët e policisë të vendosur në mes të presionit në rritje për të shuar kërcënimin.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet nga Aeroporti i Gatwick tregojnë një ekip të snajperistëve të policisë pranë pistës ku ata janë në kërkim të një droni.


dd2 3

Kaosi është ngritur për 15 orët e fundit pasi droni u zbulua për herë të parë në orën 21:00 të ditës së mërkurë.

dd3

Si pasojë, të gjitha fluturimet kanë pësuar ndryshime në aeroportin e dytë më të ngarkuar të Britanisë.

aa1 6

Policia kishte refuzuar në mënyrë të përsëritur për të qëlluar dronin mes frikës se plumbat mund të shkaktonin më shumë huti dhe panik.

Megjithatë, ka vazhduar të rritet - me udhëtarët e zemëruar që i bëjnë thirrje aeroportit të shkatërrojë fluturaken. /Telegrafi/