Kiara Tito po ashtu ka qenë një personazh shumë i diskutuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Bukuroshja, e cila bëri bujë të madhe në këtë format, po vazhdon akoma të jetë e pëlqyer nga publiku.


Duke qenë se ka krijuar fansa të shumtë përgjatë qëndrimit në shtëpi, ajo ditën e sotme (e premte) ka pranuar një dron.

Kiara 1 Foto: Screenshot/Instagram

Fansat duket se i kanë dërguar një dron duke ia përmendur disa gjëra që e përkufizojnë atë.

“Kiara finaliste”, “Të zotët e shtëpisë”, “Në hapësirën e Kiarës”, “Sinqerisht, realisht me ty” - janë fjalët që janë shfaqur mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kiara 33 Foto: Screenshot/Instagram

Ajo fillimisht u eliminua nga gara, por u rikthye një javë më vonë bashkë me tre banorë të tjerë si më të votuarit nga publiku.

Moderatorja i ka dhënë shumë shtëpisë përfshirë këtu edhe lidhjen me artistin nga Shkodra, Luiz Ejllin. /Telegrafi/