Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në Prishtinë, të njëjtit u kapën gjatë një aksioni kundër "Fajdes".Gjatë aksionit që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit, u sekuestruan edhe armë, para, vetura dhe bimë narkotike, transmeton Telegrafi.

"Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot me datë 19.07.2024 ka realizuar një operacion policor në luftën kundër veprave penale Fajde dhe Detyrim.


Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar katër persona të dyshuar, janë kryer kontrolle si dhe janë gjetur e sekuestruar prova të ndryshme materiale. Kontrollet janë kryer në katër lokacione të ndryshme në komunën e Prishtinës, me ç'rast janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale si: armë, para, dokumente, vetura, bimë narkotike etj", bëhet e ditur në njoftim.

451957212 788073750199552 6596654598962279082 n

Policia bën të ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

451816077 788073660199561 8039436809076869860 n

Për fajde, policia ka zhvilluar disa aksione edhe gjatë javëve të kaluara në disa qytete në Kosovë, ku ka arrestuar disa persona.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim. /Telegrafi/

451814641 788073680199559 3229389624474202639 n 1

449620133 788073780199549 3672120086003017458 n