Didier Drogba beson se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e meriton Topin e Artë edhe në këtë vit.

Drogba ka pranuar se është një tifoz i madh i talentit francez të Pairs-Saint Germain, Kylian Mbappe.


Por, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka thënë se Mbappe nuk mund të kalojë Ronaldon për këtë gong të këtij viti.

"Do të ishte mirë të shihja Kylian Mbappe të fitonte Topin e Artë. Do të ishte freskuese", ka thënë fillimisht Drogba.

Mbappe Kylian Mbappe (Getty Images)

"Por Ronaldo është ende këtu, ai është ende një makinë".

cristiano ronaldo ballon dor 2017 7g92swksqi8q1a8phheufg84c

"Ai ka fituar të gjitha Ligat e Kampionëve në vitet e fundit, ka ndryshuar kampionatin për të shkuar në Juventus ku ai tashmë po shkëlqen".

"Ky njeri është i pabesueshëm", përfundoi legjenda e Chelseat.

Ndryshe, Ronaldo po kalon në formë të lartë edhe te Juventusi, ku në 16 paraqitje në të gjitha garat ka 10 gola dhe pesë asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app