Drogba u lirua nga Chelsea në fund të këtij sezoni pasi i skadoi kontrata dhe tashmë është agjent i lirë. Sidoqoftë, ai ka siguruar të gjithë se nuk do ta vazhdojë karrierën te Marseille.

“Nuk bëhet fjalë për para. Unë dua që skuadra të ketë një projekt. Dhe Marseille, të cilën unë e njoh mirë, nuk ka ndonjë projekt. Ata i kanë shitur lojtarët më të mirë, të cilët i kanë lënë të lirë në fund të kontratave të tyre. Po flas për Andre Ayew, Andre-Pierre Gignac... dhe do të shesin edhe shumë tjerë”, ka thënë fillimisht Drogba.


“Nuk dua të shkoj te Marseille vetëm për të luajtur. Nëse shkoj diku, unë shkoj për të fituar. Ka pasur edhe kohëra tjera kur kam mundur të rikthehem, por nuk ishte momenti i duhur. Emri im përmendet sa herë të vijë koha për t’i blerë biletat sezonale. Unë nuk dua që njerëzit të më përdorin mua për qëllime financiare”, ka shtuar ai. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app