Driton Kuka pas triumfit të Distria Krasniqit: Kosova gjithandej në Kinë, shqiptarët krenar me ty

Driton Kuka ia ka uruar në mënyrë të veçantë fitimin e medaljes së artë xhudistes, Distria Krasniqi.
Distria Krasniqi ka mposhtur me ippon mongolezen Narantsetseg Ganbaatar për të fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës.
Ky triumf i xhudistes pejane në një vend që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, si Kina, e ka bërë krenar trajnerin e saj, Driton Kuka.
Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t'ia uruar triumfin Distrias, e cila sipas tij i ka bërë krenar shqiptarët gjithandej botës.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































