Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi kanë fituar medalje në Grand Slamin e xhudos në Paris.

Kelmendi fitoi të artën, kurse Krasniqi të bronztën.


Për këtë sukses u nda i kënaqur edhe trajneri Driton Kuka, i cili ka postuar një fotografi me Majlindën pas triumfit.

“Disi e bronztë Majlinda e Artë, Nora lufton për pak! Të mëdhenj janë Shqiptarët! Live Bercy Paris Grand Slam!”, shkoi Kuka në Facebook.

Vlen të theksohet se Nora Gjakova nuk fitoi asnjë medalje pasi u mund nga Tsukasa Yoshida në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/

telegrafi sport app