LAJMI I FUNDIT:

“Dritarja për investime të diasporës”, Kurti: U mundëson mërgimtarëve që duan të investojnë të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro

“Dritarja për investime të diasporës”, Kurti: U mundëson mërgimtarëve që duan të investojnë të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro

Kryeministri i e vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se bashkatdhetarët që duan të investojnë në Kosovë mund të marrin kredi në bankat e Kosovës deri në tre milionë euro, ndërsa Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ofrojë garanci për kreditë deri në dy milionë euro.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se Kosova i mirëpret bashkatdhetarët që vijnë për pushime dhe ata që duan të investojnë.

Lexoni të plotë postimin:


Për bashkatdhetarët tanë që po vijnë për pushime në Kosovë e që duan të kthehen në vendlindje, përveç dyerve që i kanë të hapura, nga muaji korrik kemi hapur edhe Dritaren për Investime të Diasporës.

Përmes saj do të garantojmë huat e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Ajo është zgjidhja ndaj vështirësive që mërgata jonë ndërmarrëse ka pasur deri më tani në qasjen në financim në bankat e vendeve ku ata jetojnë, por edhe në bankat tona në mungesë të historikut kreditor.

Dritarja për Investime të Diasporës u mundëson atyre që të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro nëpër bankat e Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre me kapital duhet të jetë së paku 20%. Pas aplikimit dhe nëse përmbushen të gjitha kriteret, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ofrojë garanci për kreditë deri në dy milionë euro.

Vendi ju pret. Kosova ju mirëpret. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori