Shumica e skuadrave nga Albi Mall Superliga e Kosovës po qëndrojnë në qytetin bregdetar Antalya të Turqisë për të kryer fazën përgatitore para fillimit të sezonit pranveror në vendin tonë.
Një nga skuadrat që ka bindur më shumë me rezultatet e arritura në ndeshjet miqësore deri më tani padyshim që është Drita e Gjilanit, ku në tre sfidat e para ka marrë po aq fitore.
Gjilanasit ndryshuan trajner së fundmi ku në vend të Akis Vavalis erdhi shkupjani Zekirija Ramadani i cili e ka këndellur Dritën dhe bardhekaltërit po shkëlqejnë nën urdhrat e tij.
Në tre duele që kanë zhvilluar në Antalya, Drita ka marrë tre fitore dhe ka bindur me lojë pasi ka mposhtur hungarezët e Vasas me rezultat 6-1, ukrainasit e Chernomorets Odessa 3-1 dhe ditën e djeshme triumfuan ndaj polakëve të Lechia Gdansk me rezultat 2-1.
Në një prononcim për Telegrafin, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka folur për fazën përgatitore në Antalya, kushtet për punë, futbollistët që kanë shkëlqyer më së shumti dhe normalisht për objektivat madhorë që ka me klubin bardhekaltër.
“Jemi shumë të kënaqur me kushtet që kemi, falë Zoti dhe koha është shumë e përshtatshme për ne. Nuk kemi asnjë mungesë të kushteve dhe më së shumti jam i gëzuar që deri më tani nuk kemi pësuar asnjë lëndim”.
“Shpresoj që deri në fund të kampionatit të mos kemi asnjë lëndim të ri. Kemi bërë paraqitje të mira në këto tre ndeshje; rezultati ka qenë në plan të dytë, sepse u caktojmë futbollistëve detyra të veçanta për secilën ndeshje, me qëllim të arritjes së objektivave që kërkohemi në këtë fazë”, deklaroi Zekirija Ramadani për Telegrafin.
Ramadani thotë se ndeshjet miqësore që kanë zhvilluar në Antalya deri më tani kanë qenë ndeshje me ritme shumë të larta.
Edhe para ardhjes së Ramadanit gjilanasit kanë qenë një skuadër me mbrojtje të fortë, por tani me ardhjen e tij Drita e tij është shfaqur shumë më ofensive, duke realizuar 11 gola brenda tre ndeshjeve.
“Kanë qenë ndeshje të rënda me ritme shumë të larta, dhe kemi arritur atë që kemi kërkuar nga futbollistët. Unë gjithmonë preferoj lojën ofanzive, dhe kur kam një ekip që më përgjigjet me kualitetin e tyre, atëherë është edhe më lehtë të zhvillojmë lojë të tillë”.
“Kemi krijuar shumë raste, kemi shënuar gola dhe do të vazhdojmë që të mbajmë ekipin të motivuar për gjithë kampionatin. Unë kërkoj që të shënojmë gjithmonë një gol më shumë se kundërshtari”, vazhdon tutje Ramadani.
Gjilanasit në radhët e veta kanë disa lojtarë mjaftë të talentuar si Dienit Isufi, Ylli Ibrahimi, Meris Maliqi, Erion Ramushi apo Engjëll Sylejmani dhe të gjithë kanë pasur hapësira duke luajtur në këto ndeshje miqësore, derisa trajneri Ramadani vlerëson kontributin e të gjithëve.
“Të gjithë futbollistët e rinj kanë perspektivë dhe nuk do të veçoja askënd, por do të punojmë me ta edhe më shumë, për të provuar që ndonjëri prej tyre të jetë pjesë e formacionit bazë të ekipit, vazhdon tutje Ramadani.
Drita deri më tani ka transferuar Arb Manajn nga Ballkani i cili nuk ka të drejtë loje këtë edicion për faktin se ka luajtur për dy skuadra dhe do të jetë i gatshëm vetëm për sezonin e ri si dhe njërin nga mbrojtësit më të mirë shqiptar Egzon Bejtullain nga Gjilani.
Ramadani thotë se është i kënaqur me këto dy afrime, por që te Drita ende nuk kanë përfunduar afrimet.
“Jam shumë i kënaqur me dy transferimet që kemi marrë si Arb Manaj dhe Egzon Bejtullai. Megjithatë ende nuk ka përfunduar asgjë dhe do të kemi hyrje të tjera në skuadër”, deklaroi Ramadani.
Krejt në fund Ramadani ka folur edhe për objektivat që ka me Dritën, ku synon ta rikthejë titullin e kampionit te bardhekaltërtit që kanë tre vite pa fituar, por synojnë edhe Kupën e Kosovës.
Aktualisht Drita është e dyta në tabelë me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri Ballkani dhe Ramadani thotë se kjo epërsi nuk është e paarritshme pasi kanë pasur shpresa edhe kur ishin -13 pikë.
“Objektivi ynë, siç është gjithmonë, është të fitojmë trofe, qoftë kampionati apo kupa. Jemi në të dyja garat dhe kurrë nuk dorëzohemi deri sa matematika na jep shanse. Edhe kur ishim minus 13 pikë nuk u dorëzuam, tani që jemi vetëm minus gjashtë pikë, gjithçka është e mundur, por do të jetë shumë e vështirë deri në fund”, tha Ramadani për Telegrafin.
Drita do të qëndrojë edhe për disa ditë në Antalya, ku ndeshjen e fundit miqësore e zhvillon të premten me skuadrën polake Ruch Chorzow para rikthimit në Kosovë.
Ndeshjen e parë në stinorin pranveror gjilanasit e zhvillojnë në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës ndaj KF Rilindjës 1974, derisa në kampionat në xhiron e 19-të presin Llapin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij – ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes
Juventusi ka kontaktuar Xavin, pasi Motta ka hasur në vështirësi te Juventusi në sezonin e tij të parë
Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez
Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer
Barcelona po e shet një lojtar në Arabi – kjo lëvizje i hap derën transferimit të Rashford
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Flick nuk llogaritë më tek ai, por ylli i Barcelonës po insiston që mos të largohet nga klubi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës