Drita ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit e dinin që vetëm fitorja do t’i mbante në hap me kreun dhe ia arritën qëllimit.


Festim Alidema ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 15-të të takimit për 1-0.

180299989 4274258182584868 1873168018869279208 n

Nuk vonoi shumë dhe gjyqtari Alban Shala akordoi edhe një penallti për Dritën.

Kësaj radhe Alidema nuk ishte i saktë duke qëlluar transversalen.

Me të filluar pjesa e dytë Drita e shtoi epërsinë, kësaj radhe ishte Astrit Fazliu që shënoi për 2-0.

Vulën takimit ia dha Xhevdet Shabani që shënoi në minutën e 74-të për 3-0.

181028945 4274445042566182 7440800619831581343 n

Feronikeli tentoi të kthehej në lojë në minutën e 84-të kur Marko Simonovski) gjuan me kokë dhe realizon brenda zonës për ta ngushtuar rezultatin në 3-1.

Drita me këtë fitore ngjitet në pozitën e parë me 68 pikë, ndërsa Feronikeli bie në vendin e tetë me 35 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
telegrafi sport app