LAJMI I FUNDIT:

Drita luan baras ndaj Malishevës në ndeshjen e fundit të kampionatit

Drita luan baras ndaj Malishevës në ndeshjen e fundit të kampionatit

Drita ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Malishevës në kuadër të javës së 36-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja nisi me një ritëm të ngadaltë, me të dy ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar portën.

Mysafirët morën avantazhin të parët në minutën e 14-të me anë të Enes Morinës i cili shënoi për rezultatin 1-0.

Drita përkundër disa tentimeve që pati nuk arriti që të barazojë shifrat dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Malishevës.

Vendasit eventualisht pas disa rasteve për gol, arritën që të barazojnë rezultatin në 1-1 me anë të Besnik Krasniqit i cili shënoi në minutën e 53-të për të barazuar rezultatin në 1-1.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më gola të shënuar dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Drita kështu e mbyll kampionatin me 67 pikë të grumbulluara dhe në vendin e tretë, ndërsa Malisheva një pozitë më poshtë në të katërtën me 57 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Përfaqësueset
Chelsea heq dorë zyrtarisht nga transferimi i Olise, francezi pranon ofertën e Bayernit

Chelsea heq dorë zyrtarisht nga transferimi i Olise, francezi pranon ofertën e Bayernit

Premier League
Barcelona po tenton ta shes yllin e skuadrës për ta paguar klauzolën e Nico Williams

Barcelona po tenton ta shes yllin e skuadrës për ta paguar klauzolën e Nico Williams

La Liga
Rakitic shpërndan një postim që trazon ujërat te kroatët, pas barazimit me Shqipërinë

Rakitic shpërndan një postim që trazon ujërat te kroatët, pas barazimit me Shqipërinë

Përfaqësueset
Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën

Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën

Kombëtarja e Shqipërisë
Tronditet Italia: Roberto Baggio rrihet dhe grabitet teksa shikonte ndeshjen ndaj Spanjës, përfundoi në spital

Tronditet Italia: Roberto Baggio rrihet dhe grabitet teksa shikonte ndeshjen ndaj Spanjës, përfundoi në spital

Përfaqësueset
Kalo në kategori