LAJMI I FUNDIT:

Drita kërkon historinë në Ligën e Evropës, sonte përballët me klubin më të madh polak Legia Varshava

Drita kërkon historinë në Ligën e Evropës, sonte përballët me klubin më të madh polak Legia Varshava
(Foto: ffk-kosova.com)

Kampioni i Kosovës, Drita, do të luajë sonte në raundin e tretë të Ligës së Evropës përballë Legia Varshavës.

Tri herë kampioni i Kosovës vjen në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Sileksit në Shkup me rezultat 2-0.

Ndeshja fillon në ora 20:30 dhe zhvillohet në stadiumin e njohur “Armata Polake”.


Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se e njeh mjaft mirë kundërshtarin dhe kërkon ta befasojë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme”.

Në fund Nuhiu u pyet se cilin lojtarë do ta merrja nga Legia te Drita, ai tha se brazilianin Luquinhas dhe talenti Michal Karboënik janë më të spikaturit sipas tij.

“Nëse mund të marr një lojtar nga Legia, do të ishte Luquinhas, gjithashtu keni një lojtarë shumë të talentuar si Karboënik. I gjithë ekipi është me cilësi të lartë, por unë do t’i vlerësoja këto dy si më të spikaturit”, ka thënë Nuhiu.

Te Drita do të mungojë Ardian Limani i cili ka një lëndim dhe nuk ka mundur të riaftësohet.

Në anën tjetër te Legia nuk po kalojnë një periudhë të mirë, pasi kanë shkarkuar trajnerin serb, Aleksandar Vuković, për t’i bërë vend polakut Czeslaw Michniewicz, i cili është emëruar këtë të hënë.

Trajneri i ri ka thënë se pret fitore, ndërsa ka treguar edhe pikat e forta të Dritës.

“Drita ka lojtarë teknikisht të mirë me kushte të mira fizike. Ai shënon kryesisht nga ndërprerjet – në ndeshjen e fundit shënuan me penallti dhe një veprim sulmues që nisi nga mbrojtësi i djathtë”.

“Ka anësorë të mirë, Shabani ka zbritje të bukur dhe goditje të fortë. Sidoqoftë, ne duhet të tregojmë pikat tona të forta”, deklaroi Michnieëicz.

Fituesi i këtij dueli do të luajë me Qarabagun e Azerbajxhanit në ndeshjen play-off. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori