LAJMI I FUNDIT:

Drita fiton lehtë ndaj Drenicës, marshon drejt titullit

Drita fiton lehtë ndaj Drenicës, marshon drejt titullit

Drita ka arritur të fitojë ndaj Drenicës me rezultat 1-0, në një ndeshje që ishte pritur të ishte më e zjarrtë.

Pjesa e parë ishte më e fortë me të dy skuadrat që u munduan më shumë, por që gola nuk kishte.

Rastin e parë të mirë e kishte Izair Emini që rrezikoi me kokë në minutën e 9-të, por Arjon Ymeri bëri një pritje të madhe.


Ardijan Cuculi dhe Xhevdet Shabani rrezikuan, por pa sukses.

Rastin më të mirë e kishte Astrit Fazliu që goditi nga afërsia, por topin nga vija e fundit e largon Shkëlzen Lushtaku.

Me të filluar pjesa e dytë Drita e gjeti golin.

Një harkim për tokë nga e majta i Astrit Fazliut, gjeti në shtyllën e dytë Xhevdet Shabanin, i cili shënoi për 1-0.

Deri në fund të dy skuadrat pothuajse stopuan të luajnë futboll, duke mos krijuar raste.

Drita me këtë fitore afrohet te titulli, ku një barazim në ndeshjen e radhës mes Gjilanit dhe Ballkanit, mund të mbyll gjithçka. Në anën tjetër Drenica ende nuk e ka siguruar mbijetesën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Premier League
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Kalo në kategori