LAJMI I FUNDIT:

Drew Barrymore tregon se me cilin aktor ka pasur puthjen më të mirë në një film

Drew Barrymore tregon se me cilin aktor ka pasur puthjen më të mirë në një film
Drew Barrymore

Drew Barrymore së fundmi ka zbuluar se me cilin aktor të famshëm ka puthur më mirë në xhirime.

Edhe pse aktorja 49-vjeçare ka puthur aktorë të ndryshëm në xhirime gjatë gjithë karrierës së saj, vetëm një person e kryeson atë listë.

Gjatë një paraqitje në “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, ajo tha se ishte Adam Sandler.


“Ne nuk kemi dalë kurrë, gruaja e tij Jackie është një shoqe e imja e dashur, por më pëlqen të jem në filma me të, sepse mendoj se ne përfaqësojmë diçka më të madhe se kimia e nxehtë seksuale. Ne përfaqësojmë admirimin e vërtetë për personin tjetër”, tha Barrymore.

Përveçse janë miq të gjatë, Sandler dhe Barrymore kanë luajtur së bashku në filmat “The Wedding Singer” (1998), “50 First Dates” (2004) dhe “Blended” (2014).

Të gjitha lajmet nga Drew Barrymore
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drew Barrymore

Barrymore një herë zbuloi se Sandler ishte “partneri më i mirë në xhirime”. Së bashku me Sandler, ajo diskutoi mundësinë e realizimit të një filmi së bashku.

Jo shumë kohë më vonë, Barrymore foli përsëri për dëshirën për të bërë një tjetër film me të, pasi kishin kaluar më shumë se 10 vjet që nga filmi i fundit. Ajo pretendon se kjo do ta bënte të lumtur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

Magazina
Kalo në kategori