LAJMI I FUNDIT:
Peja 11° lightrain

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Pejë bëhet me sallën e kontaktimit për familjet e divorcuara

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Pejë bëhet me sallën e kontaktimit për familjet e divorcuara
Salla e kontaktimit që iu ofrohet familjeve të divorcuara/ Foto nga Fatjona Pelaj

Objekti i ri i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Pejë, tani i plotëson të gjitha kushtet të cilat nevojiten për t’i ndihmuar qytetarëve të shumtë të cilët kryejnë shërbimet në këtë institucion.

Për vite të tëra kjo Drejtori ishte në një objekt të vjetër, por tani është mundësuar që hapësira që posedon ky institucion të jetë krejtësisht i ri, duke ju ofruar stafit dhe qytetarëve një ambient më të përshtatshëm.

Sipas drejtoreshës së Mirëqenies sociale në Pejë, Albulena Mujaj Bajraktaraj, për Telegrafin ka thënë se ky objekt është me standarde të larta dhe ofron të gjitha kushtet e nevojshme.


Objekti i ri i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale/ Foto nga Fatjona Pelaj

“Krijimi i infrastrukturës së re padyshim që ka qenë dhe është përgjegjësi e jona direkt kështu që në kuadër të saj ne kemi planifikuar dhe kemi realizuar një objekt të tillë i cili ka qenë edhe vizion i kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, i cili padyshim është objekt me standarde dhe që i plotëson kriteret për operim”, ka thënë Mujaj Bajraktaraj.

Drejtoresha Mujaj Bajraktaraj ka potencuar se në këtë drejtori kryhen mbi 70 shërbime në këtë qendër.

Pamje brenda objektit/Foto nga Fatjona Pelaj

“Ofrohen më shumë se 70 shërbime brenda qendrës, normalisht drejtoria koordinon dhe mbikëqyr punën e Qendrës për punë sociale si dhe funksionon në bazë të subvencioneve. Objekti është me standarde, ofron një numër të konsiderueshëm të zyrave fillimisht që vet punëtorët social me qenë në gjendje të mirë për të ofruar shërbim konkret adekuat dhe cilësor”, është shprehur ajo.

Vendi i pritjes për qytetarët/ Foto nga Fatjona Pelaj

Risi në këtë institucion sipas Mujaj Bajraktaraj, është salla e kontaktimit, e cila thot ajo i mundëson prindërve të divorcuar takime me fëmijët e tyre duke i krijuar atyre një ambient familjarë brenda kësa qëndre.

Salla e kontaktimit që iu ofrohet familjeve të divorcuara/ Foto nga Fatjona Pelaj

“Objekt është i përshtatshëm. Në kuadër të tij ekziston një numër i zyrave, është salla e kontaktimit e cila i dedikohet kontaktimit në mes prindërve të divorcuar dhe fëmijëve si jemi munduar të krijojmë ashtu edhe siç na takon ligjërisht një ambient sa më familjarë, sa më miqësor në mënyrë që ky kontaktim të realizohet në mënyrën e duhur”, ka potencuar Mujaj Bajraktaraj.

Në sallën e kontaktimit ofrohet edhe këndi i lojrave për fëmijë/ Foto nga Fatjona Pelaj

Ndryshe, Drejtoria për Mirëqenie sociale në Pejë, ka tre sektorë, asistencën sociale dhe  skemën sociale, shërbimet, sektorin administrativ dhe atë financiar. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori