Drejtoria e shëndetësisë në Ferizaj gjatë 2024-s finalizon një varg projektesh kapitale

Gjatë vitit 2024 drejtoria e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj ka realizuar një varg projekte e aktivitetesh kapitale me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Drejtori i kësaj drejtorie, Kemajl Emini, në një intervistë për telegrafin, ka thënë se viti i kaluar ishte i suksesshëm për shëndetësinë ferizajase me arsyetimin se kanë vazhduar investimet kapitale nëpër objekte shëndetësore.
“Vazhduam me investimet kapitale në objektivin e QKMF-së në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Në të njëjtën kohë jemi në bashkëbisedim me AQH-në për inventar për këtë objekt, pastaj vazhduan njëkohësisht edhe ndërtimet në kuadër të qendrës kryesore numër dy, ku kemi bashkëpunim me organizatën KATAR, vlen për të potencuar se ky objekt do të pajiset komplet me inventar të ri. Përfunduam objektin e Qendrës Mjekësisë Familjare me Qëndresën Kosovare nga Kuvajti, objekt me 260 metra katrorë, me ç’rast Qëndresa Kosovare e ka kontribuar edhe me një automollantë, me laboratorë, nxemjen qendrore të objektit e të tjera. Në të njëjtën kohë kemi çuar edhe karrigen e re stomatologjike”, ka thënë Emini.
Sipas tij, në vargun e investimeve kapitale janë ndarë mjete edhe për qendrën e Koshares, një objekt me 260 metra katrorë me të gjitha pajisjet moderne.
“Gjatë vitit të kaluar kemi organizuar edhe aktivitete të ndryshme në mesin e tyre katër aktivitete të përbashkëta me qytetarë dhe me komunën e Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Elizan dhe Viti, bashkë me Spitalin Rajral Ferizaj, me FSK-në, Policinë dhe KFOR-në Amerikan, që kishte për qëllim për përgatitje për të dhënë ndihmën e parë”, ka thënë Emini.
Sipas tij, shëndetësia primare ka një bashkëpunim të shkëlqyer edhe në Shëndetësinë Sekondare apo me spitalin rajonal Ferizaj.
“Spitalit ua kemi dhënë pesë dhoma të objektit të QKMF-së për të rregulluar një ortopedi që i korrespondon me nevojat e qytetarit të Ferizajt si dhe përmes Qëndresës Kosovare e kemi pajisur me një aparat për hemodializë”, ka shtuar ai.
Sipas Eminit gjatë 2024-s janë ballafaquar me mungesë të stafit shëndetësor derisa për shkaqe financiare nuk arritën ta vazhdojnë marrëveshjen me “Caritas”-in.
“Përmbaruesi për shkak të kontratës kolektive të arsimit i ka marrë rreth një milion euro në drejtorinë tonë dhe kjo ka shkaktuar telashe për kontratën me “Caritas”-in. Shpresojmë që muajin në vazhdim gjithsesi ta konsolidojmë, sepse nevojat janë tepër të mëdha për staf. Kontrata kolektive na ka penalizuar Komunën në përgjithësi, po edhe drejtorinë tonë afër mbi një milion euro”, ka shtuar Emini./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Banorët e Cernillës së Ferizajt përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Vazhdojnë ligjeratat e Policisë në Ferizaj me nxënësit e shkollave kundër dukurive negative

Zbatohet Plani operativ i Policisë në Ferizaj “Tejkalimi në vijë të plotë dhe tejkalimet e pasigurta”

Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët