LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri: Rusia nuk i ndoqi procedurat standarde për vaksinën

Drejtori i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri: Rusia nuk i ndoqi procedurat standarde për vaksinën

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri një përmbledhje të garës mes vendeve për të krijuar vaksinën kundër koronavirusit.

Në “Facebook”, ai tregoi se aktualisht Italia ka tri vaksina në testim. Sipas Bratajt, deri tani më e suksesshmja ka rezultuar kura e gjetur nga Oksford.

“Në garën botërore për prodhimin e vaksinës për të ndaluar pandeminë Covid-19, janë të paktën tre vaksina që po provohen në Itali. Vaksina më premtuese dhe në fazë të avancuar në eksperimentim është ajo e zhvilluar nga bashkëpunimi midis Oksford dhe Advent-Irbm të Pomezia, e cila ka mbërritur në fazën tre. Fillon gjithashtu faza e parë e provës për vaksinimin që po bëhet nga ReiThera në Castel Romano. Mundësia tjetër vjen nga ajo e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë.”


Skënder Brataj e ndali theksin edhe tek vaksina ruse. Për të, Rusia nuk ka zbatuar procedurat standarde përmes të cilave duhet të kalojë një vaksinë. Fazat ai i renditi me radhë.

“Në garën për vaksinën e koronavirusit Rusia prodhojë Sputnik V! (Siguria!!) Prodhimi i vaksinave kalon në tre faza: sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin. Vaksina e regjistruar në Rusi për përdorim njerëzor nuk i ndoqi këto procedura standarde për prodhimin e tyre. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ajo duhej të ishte akoma në fazën e parë të provave klinike, faza në të cilin kontrollohet siguria e saj, frekuenca e dëmtimeve dhe efekteve anësore. Faza e dytë në të cilën përcaktohen dozat dhe efektet e tyre janë studiuar si në aspektin e tolerancës ashtu edhe të imunitetit, pra aftësia për të nxitur një përgjigje imune, por ajo është kryer në pak njerëz. Faza e tretë është ajo gjatë së cilës kryhen teste të shumta për të vlerësuar efikasitetin në shkallë të gjerë, zakonisht ato kryhen në dhjetëra mijëra vullnetarë të shëndetshëm.”

Kreu i Urgjencës Kombëtare theksoi se puna për gjetjen e vaksinës po vijon pa ndërprerje. Skënder Brataj shtoi se në Itali po punohet edhe për dy vaksina të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori