LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Interit, Ausilio: Modric? Do të shohim

Drejtori sportiv i Interit, Ausilio: Modric? Do të shohim

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka thënë “do të shohim” kur u pyet për Luka Modric, por Real Madridi vazhdon të rezistojë për mesfushorin kroat.

Është raportuar gjerësisht në javët e fundit se reprezentuesi i Kroacisë kërkon një transferim te Interi në Giuseppe Meazza.

Gjithashtu pretendon se ka pasur një marrëveshje zotërinjsh me presidentin e Realit, Florentino Perez.


Real Madridi i ofron Modricit rinovim kontrate me dyfishim page
Lexo po ashtu Real Madridi i ofron Modricit rinovim kontrate me dyfishim page

Megjithatë, Los Blancos thuhet se po rezistojnë pasi ata mendojnë se oferta për të marrë Modric në huazim me opsioni ose detyrim blerje është i pamjaftueshëm.

E ardhmja e Modricit ende është në udhëkryq (Getty Images)

Sonte (e shtunë) Interi është në Madrid për International Champions Cup për ndeshjen kundër Atletico Madridit dhe drejtorit sportiv Ausilio u pyet për situatën e Modricit.

“Do të shohim, do të shohim … së pari kemi lojën për t’u marrë me të”, ka thënë Ausilio duke dalë nga objektet e stadiumit Wanda Metropolitano.

Rritje page dhe qëndrim, apo kalim te Interi? Mediat italiane dhe ato spanjolle në ‘luftë’, vikendi vendos të ardhmen e Modric
Lexo po ashtu Rritje page dhe qëndrim, apo kalim te Interi? Mediat italiane dhe ato spanjolle në ‘luftë’, vikendi vendos të ardhmen e Modric

Megjithëse gazetat spanjolle Marca dhe AS vazhdojnë të sigurojnë që Real Madridi është duke e mbajtur Modricin, ashtu nuk mendojnë mediat italiane.

Sipas mediumit Sky Sport Italia dhe burime të tjera italiane, lojtari po shtyn për një rrugëdalje drejt transferimit në Serie A. /Telegrafi/

https://twitter.com/Pierodsinter/status/1028334691924025344

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori