Petrit Ajeti është emëruar sot drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Petrit Ajeti është emëruar shef i AKI-së në përvjetorin e 22 të vrasjes së vëllait të tij, Alban Ajeti i cili ka rënë në Betejën e Zhegocit në komunën e Gjilanit.
Dëshmori Alban Ajeti ishte vrarë më 15 prill 1999, në Zhegoc të Epërm. Ai në luftë njihej me nofkën “Pëllumbi”, ndërkaq në nderim të tij në Gjilan është edhe një bust i tij dhe i bashkëluftëtarit Pajazit Ahmeti.
Më poshtë mund ta lexoni biografinë e shefit të AKI-së, Petrit Ajeti, dërguar nga Zyra e Presidencës:
Petrit Ajeti ka lindur në Gjilan, më 11 tetor 1981. Shkollën fillore dhe të mesme gjimnazin matematiko-natyror i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Gjithashtu, ka kryer studimet në nivelin Baçelor në Shkencat Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ajeti ishte bursist i programit të bursave pasuniversitare të BE-së “Young Cell Scheme”, përmes të cilit mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajeti ka ndjekur disa programe ndërkombëtare në kuadër të zhvillimit profesional në fushën e Sigurisë. Në vitin 2016 ka ndjekur “Programin për Studimet e Aplikuara të Sigurisë”, në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, pastaj programin certifikues për Menaxhim të Mbrojtjes si dhe për Marrëdhëniet Civile – Ushtarake dhe Buxhetim të Mbrojtjes në “Naval Postgraduate School” në SHBA, programin certifikues “Menaxhimi i Bashkëpunimit të Sigurisë” në Institutin e Mbrojtjes për Studime të Bashkëpunimit të Sigurisë në SHBA, si dhe programin PRINCE 2 për Menaxhim të Projekteve. Ai gjithashtu është i certifikuar në Menaxhim dhe Operim të Emergjencave nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së.
Paralelisht me edukimin Ajeti gjithashtu ka qenë aktiv në fushën e sigurisë. Mbi 15 vjet përvojë pune në institucionet publike dhe private në fushën e sigurisë. Nga viti 2013 ka punuar në kapacitete të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës si Zyrtar për koordinim të investimeve të huaja të mbrojtjes dhe ushtrues detyre i shefit të sektorit për integrim euro-atlantik si dhe së fundi Shef i Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Çështjet kryesore ku ai është angazhuar përfshijnë Planifikimin, Programimin, Buxhetimin, dhe Ekzekutimi në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu, Ajeti ka qenë anëtar i grupit punues ndërinstitucionale për hartimin e Strategjisë së parë të Mbrojtjes.
Nga viti 2007 deri në vitin 2010, Ajeti ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në cilësinë e zyrtarit të lartë në Departamentin për Hartimin e Politikave të Sigurisë së Brendshme si dhe në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion.
Ai gjithashtu ka përvojë ndërkombëtare në fushën e sigurisë si kontraktor civil për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazat ushtarake në Afganistan dhe Kosovë.
Angazhimi në këto detyra Ajeti i ka ofruar një këndvështrim të shkëlqyeshëm të çështjeve që duhet trajtuar nga institucionet e sigurisë, përfshirë kërcënimet ekzistenciale.
Petrit Ajeti ka përvojë edhe në fusha tjera si: Asistent i angazhuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (viti akademik 2015-2016), si dhe Menaxher i Projektit të Financuar nga Komisioni Evropian për Themelimin e Qendrës Rajonale të Marketingut për Rajonin Ekonomik Lindor.
Ajeti flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ajeti është vëlla i dëshmorit Alban Ajeti. /Telegrafi/
Congrats #KXK Petrit Ajeti on #PASS Graduation. Welcome to our network https://t.co/XtsvjXab3a @USEmbPristina @EmbassyofKosovo @US_EUCOM pic.twitter.com/Akc8mroept
— Geo. C Marshall Ctr (@Marshall_Center) November 25, 2016
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë