Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, gjatë intervistës dhënë për Telegrafin, tha se janë arrestuar një numër mjaft i madh i zyrtarëve të profileve të ndryshme për keqpërdorim të autoritetit.
Qalaj tha se drejtoria për Krime Ekonomike që nga shtatori i vitit të kaluar ka bërë një punë të mrekullueshme në fushën e krimeve ekonomike, financiare dhe korrupsionit.
“Jeni dëshmitarë që janë arrestuar një numër mjaft i madh i zyrtarëve të profileve të ndryshme, për keqpërdorim të autoritetit. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer edhe më Agjencinë për Kundër Korrupsion, të cilët kanë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, etj. Lufta Kundër Korrupsionit ka vazhduar dhe mendoj që duhet të vazhdojë edhe më shumë. Është koha kur Kosova me të gjitha mekanizmat e saj të angazhohet maksimalisht që të jemi një vend me më pak korrupsion dhe krim të organizuar”.
Qalaj po ashtu foli edhe për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, ku theksoi se ka qenë një zhgënjim mjaft i madh pasi vendimi në Interpol ka qenë politik ose gjeopolitik.

“Mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol ka qenë një zhgënjim mjaft i madh. Kosova dhe Policia e Kosovës është shumë më e zhvilluar në raport me disa shtete tjera. Interpoli ka pasur një vendim politik ose gjeopolitik, mirëpo ne kurrë nuk do të ndërpresim aktivitetin tonë që të jemi në shërbim të Interpolit. Është dëm i madh që nuk jemi pjesë e Interpolit, është dëm edhe për Interpolin, meqenëse ka mbetur një hapësirë e zbrazët edhe pse ne në mënyrë indirekte bashkëpunojmë”, u shpreh ai.
Qalaj po ashtu tregoi se kanë filluar një bashkëpunim shumë të madh me shtetet në rajon si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
“Me Shqipërinë në baza ditore shkëmbejmë informata. Me Maqedoninë kemi pasur stërvitje dhe do të kemi në të ardhmen. Në ushtrimin e dytë që do të mbahet në Shqipëri, jemi duke punuar shumë që pjesë e ushtrimeve të jetë edhe policia malazeze, ndërsa pala maqedonase është duke diskutuar me palën greke që edhe ata t’i bashkohen bashkëpunimit tonë policor. Kështu që bashkëpunimi është i nevojshëm dhe do të jetë edhe më i nevojshëm në të ardhmen sepse sot vetëm bashkërisht mund të korrim suksese në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”, tha tutje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tom Doshi flet pas daljes nga SPAK, shpreh mbështetjen për reformën në drejtësi

Pas një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, ia vjedh armën dhe shkrep një fishekë në Prishtinë- gruaja dërgohet në mbajtje

Policia konfiskoi tri pistoleta, një brisk e 82 fishekë në Deçan – arrestohen dy të dyshuar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri