LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha e Huawei arrestohet në Kanada, SHBA kërkon ekstradimin e saj

Drejtoresha e Huawei arrestohet në Kanada, SHBA kërkon ekstradimin e saj

Gjiganti i teknologjisë kineze Huawei njoftoi se nuk ka njohuri për shkeljet e supozuara financiare të drejtoreshës financiare Meng Wanzhou, e cila është arrestuar në Kanada.

Mediat amerikane raportojnë se SHBA po kërkon ekstradimin e Meng Wanzhou për shkak të dyshimit se ka shkelur sanksionet amerikane kundër Iranit.

Vajza e themeluesit të Huawei u arrestua në Vankuver, më 1 dhjetor.


“Kompania mori pak informacion në lidhje me akuzat dhe nuk iu referua as gabimeve të bëra nga Meng”, tha Huawei në një deklaratë.

Në Kanada, u njoftua se lirimi me kusht i drejtoreshës së Huawei do të vendoset nesër nga gjykata.

Autoritetet kineze protestuan ashpër për arrestimin, duke pretenduar se Meng nuk e kishte shkelur ligjin.

Tregu botëror i aksioneve sot po shënon humbje të mëdha pas arrestimit të drejtoreshë së kompanisë teknologjike kineze Huawei, e cila mund të pengojë përparimin në bisedimet tregtare midis SHBA-së dhe Kinës. /kp/Telegrafi/