LAJMI I FUNDIT:

Dramë në Prizren, Ponte Prizreni fiton derbin kundër Bashkimit

Dramë në Prizren, Ponte Prizreni fiton derbin kundër Bashkimit

Ponte Prizreni e ka mundur Bashkimin në derbin e qytetit me rezultat 81:77 (19:28, 19:15, 23:17, 20:17), në kuadër të javës së gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Ndeshjen më mirë e nisi Bashkimi, duke fituar çerekun e parë 19:28. Por, perioda e dytë ishte më e barabartë, madje, Ponte u rikthye në lojë, duke qenë më e mirë dhe fitoi këtë pjesë 19:15, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 38:43.

Ponte vazhdoi të mirë edhe në periudhën e tretë duke e fituar 23:17, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:60. Drama vazhdoi edhe në 10 minutat e fundit.


Ponte Prizreni kishte epërsi deri në 11 pikë, por në fund Musab Mala me dy trepikësha ngushton shifrat në 79:77. Më pas Urim Zenelaj realizon një nga dy gjuajtjet e lira, kurse Nikola Vukçeviq i Bashkimit nuk shënoi për tri pikë dhe në fund Ponte Prizreni fitoi 81:77.

Te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 28 pikë e gjashtë kërcime, Joshua Martin me 13 pikë e 17 kërcime, kurse te Bashkimi më të dalluarit ishin Shazville Carter me 16 pikë e nëntë kërcime, Nikola Vukçeviq me 24 pikë dhe Musab Mala me 18.

Ponte Prizreni ka tri fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi një fitore dhe pesë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori