Tre shtetas francezë M.S. (46), S.A.G. (50) dhe SH.E.K. (26) të cilët të premten rreth mesditës në Beograd kishin kidnapuar nga duart e një nëne vajzën dyvjeçare, janë arrestuar shumë shpejt, derisa po provonin të iknin me veturë në autostradë.

Policia u kishte rënë në gjurmë kidnapueseve, të cilët në një moment kishin dashur ta hidhnin vajzën e rrëmbyer në autostradë, transmeton Telegrafi.


Më poshtë në video mund të ndiqni pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë nga vendi ku ishte kidnapuar vogëlushja, momentin e ikjes nëpër autostradë dhe arrestimin e kidnapuesve. /Telegrafi/