Real Madridi ka shënuar fitore dramatike në fund të takimit ndaj Las Palmas me rezultat 2-1.
Madrilenët dominuan fillimin e sfidës dhe kishin rastet më të mira.

Pasi Ronaldo humbi një rast të sigurt për gol, ishte Serigo Ramos që nga një harkim i Iscos nga këndi shënoi me kokë për 1-0 (24').


Pjesa e dytë përfundoi e qetë me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë vendasit e Las Palmas e morën më seriozisht punën dhe filluan dominimin.

Isco u largua në minutën e 60-të dhe bëri një gjest mos pëlqimi për zëvëndësim. Ky pritet të jetë fundi për të te klubi mbretëror.

Në vazhdim Las Palmas kishte edhe dy-tri raste shumë të mira, teksa Reali ishte pothuajse inekzistent.

Ishte Willian Jose ai që në minutën e 87-të shënoi për 1-1 duke gëzuar tifozët vendas në atë që do të ishte një pikë e merituar për vendasit.

Sidoqoftë, shpejt ka reaguar Casemiro (89'), duke i zhgënjyer të gjithë tifozët e Barcelonës me një gol për 2-1 dhe fitoren e Realit në momentet e fundit.

Real Madridi ka 63 pikë në vendin e tretë në La Liga, 12 më pak se Barcelona që është lidere. /Telegrafi/

telegrafi sport app