DPHM: Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 30 centimetra

Më së shumti reshje shiu në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është shënuar në Berovë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Demir Kapi dhe Shtip kanë rënë 6 litra për metër katror, 4 - Radovish - Pozhar, Kavadar, Vinicë, 3 - Strumicë, 2 - Prilep, Berovë, 1 - Kriva Pallankë, Krushevë, Manastir, Topolçan, Veles, Kodra e Diellit.
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar -5 gradë celsius në Berovë, -4 - Kodra e Diellit, -3 - Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles, Tetovë, Strumicë, Manastir, -2 - Shtip, Prilep, Demir Kapi, -1 - Shkup-Zajçev Rid, Kavardarci, Krushevë, Mavrovë, Gjurishte, Pozharan, Vinicë, Gjevgjeli, Pretor, 0 - Topolcani, Ohër.
Deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm shtresa e borës në Kodrën e Diellit ishte tridhjetë centimetra./Telegrafi/




















































