Zbulohet roli i ish-të dashurës së Safet Bajrit në vrasjen e Fatbardh Licit.
Është siguruar dosja hetimore e vrasjes së Fatbardh Licit në Gusht të 2018 në qytetin e Shkodrës. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur itinerarin që ka ndjekur automjeti i përdorur nga autorët.
Sipas dosjes hetimore SPAK deklaron se Asmer Bilali dhe Safet Bajri janë nisur mëngjesin e datës 10 Gusht të 2018-ës nga Tirana për në Shkodër. Ata janë nisur herët pasi në orën 06:11 minuta janë filmuar nga kamerat në qytetin e Lezhës.
Bashkë me ta sipas hetuesve ishte dhe Eria Ago, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit, në atë kohë e dashura e Safet Bajrit, tashmë e arrestuar prej disa ditësh.
Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Bajri dhe Bilali kanë marrë një makinë tjetër me ngjyrë gri dhe janë nisur për të kryer krimin në lagjen Kiras, ku ndodhej viktima në një lokal. Pas ekzekutimit të Licit, ata janë larguar drejt zonës së Dobraçit dhe aty në një lokal ka zbritur Safet Bajri, ndërsa Astmer Bilali ka djegur makinën.
Sipas hetuesve, Bilali më pas foli në telefon me Eria Agon për të caktuar vendin e takimit, dhe më pas u nisën për në Tiranë e më pas për në Vlorë. Mjeti i përdorur nga Ago sipas hetimeve ishte i Safet Bajrit, i cili pas vrasjes qëndroi në Shkodër.
Të gjithë të hetuarit, por edhe Ibrahim Lici i cili akuzohet nga Behar Bajri si autor i vrasjes së mikut të tij Boran Bercana dhe partneres së tij Silvi Ndoci ishin në përgjim.
Sipas këtyre komunikimeve, Behar Bajri ka futur në konflikt Ibrahim Licin me Astmer Bilalin, sherr që pasoi me ekzekutimin e Fatbardh Licit./Klan.al/
Video me dosjen e SPAK mund ta shihni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çka është autizmi, shenjat e hershme e trajtimi multidisiplinar – psikologia Deva flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Të mërkurën, një tjetër tentativë e LVV për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë