LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi njofton Guardiolan se nuk do ta ketë lehtë

Dortmundi njofton Guardiolan se nuk do ta ketë lehtë

Fitorja e Borussia Dortmundit në Superkupën DFL kundër Bayern Munichut, është një paralajmërim se bavarezët nuk do të jenë superiorë në Gjermani gjatë sezonit të ri.

Në sezonin 2012/2013, Die Roten fituan gjithçka që ishte për t’u fituar – Bundesligan, DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve. Ata angazhuan trajnerin e suksesshëm Pep Guardiola duke lënë të kuptohej se do t’i shkelnin të gjithë në kampionatin gjerman në edicionin 2013/2014.

Mirëpo, të shtunën mbrëma ata u përballën me një ekip brilant të Jurgen Kloppit duke pësuar humbje prej 2-4.

Qëkur u njoftua se ish-trajneri i Barcelonës do të merrte drejtimin e Bayernit, e gjithë bota parashikoi se vetëm për një skuadër do të flitej në Bundesliga. Por, reagimi erdhi. BVB që nga minuta e parë luajti më mirë dhe dëshmoi kualitetin që ishte paralajmërim se bavarezët nuk do ta kenë lehtë në sezonin e ri.


Dortmundi e meritoi fitoren dhe trofeun e Superkupës dhe ky është një fillim i përsosur i edicionit 2013/2014.
Nga ana tjetër, për Pep ka shumë punë. Mesfusha bavareze nuk ishte ajo që jemi mësuar ta shohim me Javi Martinez dhe Bastian Schweinsteiger, mungonte siguria në këtë pjesë të fushës. Ndërkohë që energjia e rivalëve mbizotëronte lojën.

Thiago Alcantara ngjalli disa dyshime, ndërkohë që trajneri ka mundur ta provojë sfidën me Luiz Gustavon në atë pozitë, i cili u dëshmua me kombëtaren e tij në Kupën e Konfederatave.

Formacioni 4-1-4-1 po ashtu nuk dukej edhe aq i përshtatshëm për lojën që mund ta ofrojë Bayerni. Thomas Mueller ishte i kufizuar nga roli i tij, ndërsa Arjen Robben përkundër golave, gjendej në pozitë shumë ofensive dhe së bashku me Xherdan Shaqirin e kishin të vështirë të gjenin hapësira deri në kohën kur lojtarët e Dortmundit filluan të lodheshin.

Sido që të jetë, një skuadre i duhet kohë për t’iu përshtatur taktikave të një trajneri të ri, formacionit dhe ndryshimit të pozitave, por ndeshja e Superkupës ishte dëshmi se Pep Guardiola do ta ketë shumë të vështirë të përsërisë sukseset e paraardhësit të tij, Jupp Heynckes.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori