Romelu Lukaku është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Ylli belg ka shkëlqyer këtë edicion me Evertonin në Ligën Premier dhe në garat e Kupës së Anglisë, ku në 40 ndeshje gjithsej ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.


Kështu duket se Lukaku është duke i kaluar muajt e fundit si lojtar i Everonit.

Së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e tij është futur edhe skuadra e njohur gjermane Borussia Dortmund.

Sipas medieve gjermane, Dortmund po e sheh belgun si zëvendësim adekuat për afrikanin Pierre Emerick Aubameyang që është pranë largimit.

Vlera e belgut 22-vjeçar është rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app