LAJMI I FUNDIT:

“Donte të më vriste”, Paredes zbulon një përplasje të kaluar me Messin

“Donte të më vriste”, Paredes zbulon një përplasje të kaluar me Messin

Pavarësisht se Leandro Paredes ishte një nga miqtë më të mirë të Lionel Messit në kombëtaren e Argjentinës dhe, së bashku me Angel Di Maria, njërin nga ata që bënë më së shumti për ta bindur atë të nënshkruante me Paris Saint-Germain gjatë Kupës së Amerikës, mesfushori ka zbuluar një moment mes të dyve në të cilën pati ndezje të shkëndijave.

Historia ishte para se Messi të transferohej dhe të ndante dhomën e zhveshjes me Paredes në Paris, kur ndodhi një përleshje që mesfushori nuk do ta harrojë kurrë.

Konkretisht, gjatë ndeshjes së fazës së 16-të në Ligën e Kampionëve të sezonit 2020/21 në të cilën PSG vizitoi Camp Nou për t’u përballur me Barcelonën.


Ndoshta i zemëruar për shkak të humbje 4-1 të Barcelonës që mori atë ditë, Messi nuk e pranoi me dashamirësi një goditje të marrë nga bashkatdhetari i tij. Megjithatë, nuk ishte faulli që tronditi nr.10, por një koment i Paredes.

“Ai u zemërua, sepse unë u kisha bërë një koment shokëve të mi dhe ai më dëgjoi dhe u zemërua”, ka thënë fillimisht Paredes për Caja Negra.

“Ai ishte me të vërtetë i zemëruar. Më sulmoi. Ishte situatë e keqe. Ai donte të më vriste dhe unë doja të ikja në shtëpi”.

Ishte një kujtim i keq për mesfushorin, por nuk shkoi më tej, pasi Messi do ta linte zemërimin në fushë dhe nuk u hakmor ndaj mikut të tij.

“Më pas e pashë në kombëtare dhe sillej sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

“Ai më tregoi se si është si person. Marrëdhënia vazhdoi ashtu siç ishte. Tani, kur vjen biseda, ne flasim për atë gjë dhe qeshim, por ai ishte vërtet i zemëruar atëherë. Donte të më vriste”, përfundoi mesfushori argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori