LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma pritet të largohet, Milani dy emra të njohur në listë

Donnarumma pritet të largohet, Milani dy emra të njohur në listë

Milani mund të nënshkruajë me njërin nga Alex Meret ose Salvatore Sirigu nëse Gianluigi Donnarumma largohet nga klubi në fund të sezonit.

Marrëveshja aktuale e Donnarumma me kuqezinjtë skadon verën e ardhshme, dhe nuk është e sigurt që portieri do të qëndrojë me klubin e tij e fëmijërisë.

Kjo për shkak se agjenti i Donnarumma, Mino Raiola, ka qenë skeptik në lidhje me projektin e Milanit dhe ka qenë gjithnjë kritik ndaj grupit të “Elliott Management” që zotëron këtë klub.


Gianluigi Donnarumma (Foto: Getty Images/Guluver)

Tuttosport shkruan se nëse Donnarumma duhet të largohej nga Milani këtë verë, atëherë kuqezinjtë do të drejtoheshin që të merrnin njërin mes Sirigut ose Meretit.

Meret u ble nga Napoli për rreth 35 milionë euro para dy vitesh nga Udinese, por trajneri Rino Gattuso i beson më shumë David Ospinas.

Sirigu ndërkohë është në Torino që nga viti 2017, por besohet se dëshiron një shans të fundit me një klub të madh para se të pensionohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori