LAJMI I FUNDIT:

Donika Kadaj-Bujupi: Mirë që deputetet nuk po vlerësohen si vishen por nga ana profesionale

Donika Kadaj-Bujupi: Mirë që deputetet nuk po vlerësohen si vishen por nga ana profesionale

Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar për rolin e grave në politikë dhe shoqëri.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e kujton si shumë të vështirë kohën kur kishte kandiduar për herë të parë si Kandidate për deputete.

Ajo thotë se si një kandidate nga Istogu e kishte shumë të vështirë të garonte nën logon e një partie tjetër pos LDK-së, përcjell Telegrafi.


Kadaj-Bujupi thotë se në atë kohë e kishte numrin 30 dhe pak kush besonte se dikush me numër 30 mund të merr mandatin e deputetit.

Deputetja e pesë legjislaturave thotë se megjithatë politika është profesion shumë i vështirë sidomos për femra.

“Duhet të heqësh dorë nga jeta personale, familjare për të arritur diçka”.

Ajo thotë se megjithatë ka përmirësim në raport me të kaluarën pasi më njerëzit nuk merren me deputetet se si po vishen apo si e kanë modelin e flokëve por merren me anën profesionale.

Deputetja e AAK-së thotë se në Kosova pabarazia mes femrave dhe meshkujve fillon qysh nga shkollimi kur u jepet përparësi djemve pasia ato do të kthehen për ta ruajtur familjen.

“Një grua duhet të punojë trefish më shumë për të arritur diçka në jetë në krahasim me meshkujt”, tha mes tjerash Donika Kadaj-Bujupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori