Doni të punësoni njerëz të jashtëzakonshëm? Kërkoni për këto tri tipare!

Kur jeni duke kërkuar për të punësuar një person të talentuar, është e rëndësishme të gjeni njerëz që mund t’ju ndihmojnë me të vërtetë për të transformuar biznesin tuaj. Sigurisht, ju do të jeni në kërkim të personave të përkushtuar, të palodhur, me eksperiencë, por kush janë ata që do ta çojnë ekipin tuaj në një nivel tjetër?
Mauro Porcini, shefi i dizajnit në PepsiCo, sugjeron që të kërkoni për ata persona që ai i cilëson si “njëbrirësh” njerëzit me përzierjen perfekte të tipareve dhe aftësive që i bëjnë ata “novatorë idealë”. Cilësitë e tyre janë një kombinim i talentit të natyrshëm dhe të praktikuarit në mënyrë të rregullt, dhe ndoshta më e rëndësishmja, ata duhet të jenë “njerëz që dashurojnë njerëzit e tjerë”.
Parimi i tyre kryesor është krijimi i gjërave që janë, në mënyrë të pamohueshme, të vlefshme për njerëzit e tjerë. Me fjalë të tjera, Porcini dëshiron që ata të kenë një qasje “të përqendruar te njeriu” ndaj inovacionit dhe biznesit, gjë që është fokusi i librit të tij të ri, “Ana Njerëzore e Inovacionit: Fuqia e Njerëzve të Dashuruar me Njerëzit” (The Human Side of Innovation: The Power of People in Love with People), shkruan businessmag.
Njëbrirëshit mund të gjenden në çdo sektor të biznesit ku njerëzit janë duke tregtuar, duke bashkëpunuar dhe duke krijuar, me dhe për njerëz të tjerë. Ata nuk janë të kënaqur thjesht me përmirësime minimale ata kërkojnë të bëjnë ndryshime të mëdha. Dhe ata e dinë se shpesh nuk mund ta bëjnë këtë gjë vetëm. Kjo është pikërisht arsyeja që i bën ata të jenë lojtarët më të mirë në ekip.
Tre tipare që duhet të kërkoni te njëbrirëshat
Porcini përshkruan në librin e tij tiparet e njëbrirëshit, duke i klasifikuar ato në tre kategori të ndryshme: aftësitë sipërmarrëse, aftësitë sociale dhe aftësitë e veçanta. Nuk është nevoja që të shikoni shumë përtej organizatës tuaj për të gjetur një njëbrirësh, pasi ju mund t’i kultivoni dhe t’i zhvilloni këto tipare edhe brenda ekipit tuaj.
Aftësitë sipërmarrëse
Aftësitë sipërmarrëse janë ato aftësi që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e strategjive inovative. Kjo përfshin gatishmërinë për të eksperimentuar, për të zhvilluar ide të reja dhe për t’i ndjekur ato. Njëbrirëshit janë proaktivë për të kërkuar shkakun themelor të një problemi. Pikërisht nga këtu vjen frymëzimi më i mirë për inovacion. Njëbrirëshit janë gjithashtu të gatshëm për të ndërmarrë përsipër rreziqe. Por, ata nuk shkojnë deri në ekstrem dhe qëllimisht kërkojnë përvoja që do t’i ndihmojnë në zhvillimin e një ndjenje të shëndetshme të kujdesit.
Ata janë të informuar për tendencat më të fundit në industrinë e tyre dhe madje, përpiqen të përcaktojnë vetë këto tendenca, pasi kjo mund të nënkuptojë një risi të vërtetë në këtë fushë. Në përgjithësi, shpirti dhe natyra e tyre sipërmarrëse duhet të vijnë nga një burim: “dashuria për njerëzit”, siç thotë Porcini. Njëbrirëshit nuk kënaqen thjesht nga marzhet e mira të fitimit; ata duan të krijojnë vlerë të vërtetë për njerëzit që kanë në mendje, kur punojnë në projekte. Kjo do të thotë se ata investohen tërësisht në projektet e tyre, duke i parë ato nga çdo këndvështrim i mundshëm.
Aftësitë sociale
Aftësitë sociale janë ato që i bëjnë njëbrirëshit lojtarët idealë të ekipit. Porcini thekson rëndësinë e dashamirësisë dhe të respektit në një ekip, duke argumentuar se këta elementë do ta motivojë ekipin për të punuar me potencialin e tij më të lartë. Një nivel i lartë i inteligjencës emocionale është jetik për të lundruar në dinamikën e grupit, veçanërisht pasi ju vareni nga aftësitë dhe ekspertiza kolektive e ekipit tuaj për të plotësuar njëri-tjetrin. Njëbrirëshit njohin vlerat e diversitetit, të ekspertizës dhe të mënyrave të komunikimit. Njëbrirëshit gjithashtu mund të flasin në mënyrë karizmatike.
Të qenët në gjendje për të përcjellë një mesazh kuptimplotë për punën e ekipit tuaj mund të jetë një aspekt themelor për projektin tuaj. Por, ata nuk duhet t’i bëjnë shumë presion ekipit për të pasur sukses në çdo hap. Porcini thotë se ka shumë rëndësi që jo çdo gjë të merret seriozisht, duhet edhe të argëtoheni gjithashtu. Kjo mund ta bëjë ekipin tuaj më produktiv dhe do t’i inkurajojë të gjithë që të investohen plotësisht në një projekt.
Aftësitë e veçanta
Aftësitë e veçanta janë tiparet që i ndihmojnë njëbrirëshit për të përdorur aftësitë e tyre deri në potencialin më të lartë. Për të zgjidhur në mënyrë vizionare problemet, duhet të zhvilloni një ndjenjë të thellë të kuriozitetit. Ndjenja e shëndetshme e përulësisë dhe e këndvështrimi optimist mund t’ju bëjnë më të qëndrueshëm ndaj dështimeve në eksperimente. Njëbrirëshit ndihen më komodë me mungesën e komoditetit, pasi e dinë se kjo është pjesë e procesit të inovacionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Ajo hyri në Librin e Rekordeve Guinness për një gjë të pazakontë: Ja çfarë bëri në një thellësi prej 50 metrash

Në këto vende është e ndaluar të drejtosh makinën me xhaketë apo pallto dimërore
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk