Ylli i WNBA -së, Brittney Griner, është kritikuar nga Donald Trump pasi shkoi në Rusi “e ngarkuar me drogë”.
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara u shfaq në “Clay Travis & Buck Sexton Show” dhe u pyet në lidhje me ndalimin e Griner në Rusi.
76-vjeçari nuk është përmbajtur pasi ka përplasur brutalisht basketbollisten për veprimet e saj.
“Ajo hyri atje e ngarkuar me drogë në një territor armiqësor ku ata janë shumë vigjilentë për drogën. Nuk u pëlqen droga dhe ajo u kap”, dekaroi Trump.
“Dhe, tani ne duhet ta nxjerrim jashtë, dhe ajo fiton, e dini, shumë para, mendoj. Ne duhet ta nxjerrim atë për një vrasës absolut dhe një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në botë. Vrau shumë amerikanë. Vrau shumë njerëz”.
Trump shtoi: “Sigurisht që nuk duket si një tregti shumë e mirë, apo jo? Ai është absolutisht një nga më të këqijtë në botë dhe do t’i jepet liria sepse një person potencialisht e llastuar shkon në Rusi e ngarkuar me drogë”.
Megjithatë, pretendimi e ‘ngarkuar me drogë’ i bërë nga Trump mund të bjerë në vesh të shurdhër pasi është raportuar se kur Griner u deklarua fajtor në gjykatë, ajo deklaroi se ajo solli aksidentalisht marihuanë në Rusi pasi u rekomandua nga një mjek në SHBA për ta ndihmuar me dhimbjet nga lëndimet e vjetra.
Sipas raportimeve, SHBA po shqyrtojnë shkëmbimin e Griner me tregtarin e dënuar të armëve Viktor Bout, i cili njihet si “Tregtari i vdekjes”.
Sipas TMZ Sport, kongresmeni amerikan Colin Allred tha se i takon Rusisë ta pranojë marrëveshjen.
Griner është arrestuar pranë Moskës që nga fundi i shkurtit pasi zyrtarët rusë kontrolluan çantën e saj dhe gjetën vaj hashashi. Ajo u deklarua fajtore dhe tani është në pritje të dënimit të saj, ylli i WNBA potencialisht mund të përballet me një dënim deri në 10 vjet.
E vetmja mënyrë që ajo të shpëtojë nga Rusia duket se është shkëmbimi i të burgosurve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Roma eliminon Porton nga Liga e Evropës, siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola ‘ka vendosur të largojë tetë lojtarë’ nga Man City

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas ‘marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje’

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij