Rusia dëshiron të sjellë gaz në Gjermani përmes gazsjellësit “Nord Stream 2”, por kjo nuk i pëlqen SHBA-së. Sanksionet të cilat i vendosi tani presidenti Donald Trump, synojnë të bllokojnë gazsjellësin në metrat e fundit.
Në një ceremoni në bazën ushtarake ajrore, Andrews në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi buxhetin e ri ushtarak, në të cilin janë planifikuar masa ndëshkuese kundër ndërtimit të gazsjellësit rus “Nord Stream 2”. Më parë ishte Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati që i kishin miratuar sanksionet. Ato prekin kryesisht firmat që punojnë për vendosjen e gazsjellësit në Detin Baltik, si edhe pronarët e tyre. Parashikohet ndalimi i hyrjes në SHBA dhe ngrirja e pasurisë së tyre në këtë vend.
Trump akuzon Gjermaninë, se me “Nord Stream 2” krijon një varësi të madhe të gazit nga SHBA. Edhe në Evropë ky projekt i drejtuar nga koncerni rus Gazprom has në kritika. Argumenti kryesor kundër tij është, se me këtë gazsjellës dobësohen gazsjellës të tjerë alternativë dhe vendet që tradicionalisht janë vende tranziti. Kurse vendet që e përkrahin projektin, thonë, se ky gazsjellës rrit sigurinë e furnizimit në Evropë dhe sjell çmime të leverdishme për konsumatorët edhe në krahasim me gazin e lëngshëm nga SHBA, që është më i shtrenjtë.

Ndërtimi i “Nord Stream 2” është gati i përfunduar. Rrugëkalimi i tij, që mënjanon Poloninë dhe Ukrainën, kalon në shumë pjesë paralelisht me gazsjellësin ekzistues “Nord Stream”. Pika e nisjes është në bregdetin rus, në perëndim të Shën Peterburgut. Stacioni i fundit është Lubmini në Graifsvald, Gjermani. Më shumë se 2,000 kilometra të gazsjellësit janë vendosur ndërkohë, 300 kilometra kanë mbetur pa u vënë. Ky projekt ka kohë që ka shkaktuar tensione mes Berlinit dhe Uashingtonit.
Angela Merkel ka thënë këtë javë në Bundestag se, “nuk shoh mundësi tjetër, vetëm të zhvillojmë bisedime, por bisedime të vendosura, që ne nuk i miratojmë sanksionet”.
Efekti i sanksioneve duket që tani. Një firmë holandeze-zvoceranie Allseas, që ishte përgjegjëse ndër të tjera për gazsjellësin i pezulloi ndërkohë punimet. Por, Kremlini sipas të dhënave të veta nuk llogarit me atë që do pengohet përfundimi i gazsjellësit. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Rafuna dhe Sorensen diskutojnë për integrimin e Kosovës në tregun rajonal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren