Donald Trump futet në sallën e gjyqit

Donald Trump - ish-presidenti i parë në histori që përballet me akuza, ka hyrë në sallën e gjyqit në Nju Jork për t'u gjykuar dhe pritet të deklarohet i pafajshëm.
Detajet për më shumë se 30 akuzat me të cilat ai përballet do të zbulohen, kur aktakuza e jurisë së madhe të zbardhet, transmeton Telegrafi.
Aktakuza rrjedh nga një hetim në lidhje me një pagesë të parave të fshehura që i janë bërë aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.
Asnjë media nuk do të jetë në gjendje të transmetojë procesin gjyqësor drejtpërdrejt, bëri të ditur një gjykatës gjatë të hënës mbrëma – duke refuzuar kërkesat e disa shtëpive mediatike.
Nga
Telegrafi
04/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































