Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, këtë vit ka shënuar një sukses të madh me projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën "Katile", e cila ka thyer rekorde klikimesh për vetëm një muaj.


Ky projekt për kaq kohë të shkurtër ka arritur të grumbulloj mbi 30 milionë klikime në platformën YouTube.

74449434 7B85 45BB AA57 F69DC94AD8B3 Foto:Instagram

Lajmi është bërë i ditur nga vet artisti me anë të një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory.

I njëjti thekson që nuk ka inat me ndonjë artist tjetër, por këtë e konsideron si hit të verës.

75330FCF 496D 4EDB BC84 6586983ADF96 Foto: Instagram

"Pa pasur inat me asnjë artist, po flasim vetëm me fakte kënga Katile është hiti i verës", tha ai.

"30 milionë për një muaj, e jo dy muaj. Do të thyejmë akoma rekorde këtë vit", shton më tej Don Xhoni.

Artisti nga Drenica vlen të ceket se ka qenë në masë të madhe i angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/

https://m.youtube.com/watch?v=hxWSp-8jJuo