Rep-artisti me prejardhje nga Drenasi, Don Xhoni, është tejet aktiv sa i përket prurjeve të reja.

Së fundmi ai ka paralajmëruar tre projekte muzikore, të cilat do t’i lansojë në mënyrë të një pas njëshme.


Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka ndarë një imazh nga xhirimet e klipit më të ri.

don xhoni 123173694 291128208686883 6528893481271764507 n (Foto: Instagram)

“Kuq, zi dhe kallashnikov”, ka shkruar ai në përshkrim.

Duket se kjo fotografi i përkon këngës “Kokaina”, të cilën Don i paralajmëroi 295 ndjekësit e tij disa ditë më parë.

don xhoni 119187419 717759898776297 1489765504763977103 n 1 (Foto: Instagram)

Teksa po përgatitet për hitin e radhës, “Alles Gute Criminale” mbetet prodhimi i fundit, që u prit mjaft mirë nga publiku. /Telegrafi/