Doli nga burgu me leje, por vrau për borxhin 30 mijë euro pas pazareve të drogës

Vrasja e një 32-vjeçari të dielën në Shkodër ndodhi për një borxh të pakthyer prej 30 mijë eurosh.
Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas veprimeve hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim, si autor i dyshuar për vrasjen e Angjelin Shkambit, të shtetasit Artan Koçeku, 27 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër.
Autori i dyshuar mësohet se ka qenë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje me armë”, ngjarje e ndodhur në vitin 2013. Vrasja e 32-vjeçarit Shkambi ndodhi në varrezat e Stom Golemit në Shkodër, rreth orës 11:00 të 17 dhjetorit.
Sipas Policisë së Shkodrës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për shkak të një borxhi prej rreth 30 mijë eurosh që autori i dyshuar Artan Koçeku i ka pasur viktimës Angjelin Shkambi, shkruan “Panorama”.
Policia bëri të ditur se autori ka pasur një komunikim në telefon me viktimën përpara se të ndodhte ngjarja dhe të dy bashkë janë takuar te varrezat e Stom Golemit për t’u sqaruar me njëri-tjetrin.
Pas një debati mes tyre në makinën e viktimës, Artan Koçeku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Angjelin Shkambit. 32- vjeçari mori tre plumba, dy në kokë dhe një në shpatull, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Policia nga ana e saj po punon intensivisht për përcaktimin e vendndodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Borxhi prej 30 mijë eurosh që autori i kishte viktimës sipas burimeve policore dyshohet se është për shkak të pazareve të drogës.
Viktima Angjelin Shkambi, në prill të këtij viti u arrestua si pjesë e operacionit “Early Spring”, ku në pranga ranë 17 persona të akuzuar si autorë të parcelave me rreth 100 mijë rrënjë kanabis sativa të asgjësuara nga Policia në Dukagjin. Më pas, nga “arrest me burg” në Shkallën e Parë, Gjykata e Apelit dha masën lehtësuese “detyrim me paraqitje”. Ndërkohë, autori i dyshuar kishte marrë leje për 4- 5 ditë në Burgun e Peqinit dhe më 18 dhjetor (një ditë pas krimit) ai duhej të kthehej sërish në institucionin e vuajtjes së dënimit. Nga sa mësohet, edhe në ditët përpara autori dhe viktima kanë shkëmbyer biseda rreth borxhit, deri sa kanë lënë vendin e takimit që përfundoi me vrasjen e 32-vjeçarit. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se autori i dyshuar Artan Koçeku është një person i skeduar si kontigjent krimi për policinë e Shkodrës.
Në vitin 2013 sëbashku me tre persona të tjerë u arrestuan me akuzat e “vjedhje të pasurisë”, “vjedhje me armë në bashkëpunim” dhe “shkatërrim prone” me eksploziv. Koçeku është i akuzuar për vjedhjen me armë të një pike karburanti që gjendet në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë. Aty janë vjedhur shuma prej rreth dy milion lekë të vjetra si dhe dy telefona celular.
Po ashtu kanë tentuar të vjedhin me armë pikën e shpërndarjes se një karburanti i cili ndodhet në Bushat. Një tjetër vjedhje me armë e Artan Koçekut dhe tre personave të tjerë janë dy pika te shpërndarjes së karburanteve në fshatin Piraj të Lezhës, karburantin “Ada” në Shkodër, karburantin “Boka” në Vrak të Malësisë së Madhe, karburantin “Ada” në Dobraç të njësisë Rrethina, karburantin “Ada” në lagjen “28 Nëntori” në Bahçallek në Shkodër, karburantin “Elda” në lagjen “Mark Lula”.
Këta shtetas kanë vjedhur edhe dy automjete “Reno Klio” me targë SH 3870 E, në pronësi te shtetasit D. Mirashi, si dhe automjetin “Ford Fiesta” me targë LE 9844 A, e vjedhur në fshatin “Spiten” të Lezhës në pronësi të shtetases V. Lleshi. Shtetasi Artan Koçeku rezulton të jetë autor i vjedhjes së 12 dyqaneve. Ai akuzohet edhe për një ngjarje së ndodhur më 19 shkurt 2013 ku iu vendos lëndë eksplozive automjetit të punonjësit të policisë Pavlo Vuksani, i cili po merrej me hetimin e tij për vjedhjet e kryera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

9 ditë nga zhdukja e dy të miturve në Prishtinë, rasti po hetohet

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës