LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet tregojnë se Rusia e ka paguar ish-këshilltarin Flynn

Dokumentet tregojnë se Rusia e ka paguar ish-këshilltarin Flynn

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, ishte paguar nga kompanitë ruse me 67 mijë dollarë, para zgjedhjeve presidenciale, tregojnë dokumentet e publikuara mbrëmë nga anëtari demokrat i Dhomës Përfaqësuese, Elijah Cummings, nga shteti Merilend.

Demokrati Cummings ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, që të paraqes shënime gjithëpërfshirëse për kontaktet e Flyyn me qeveritë e jashtme dhe interesat t ij.

Flyyn i kishte marrë 33,750 dollarë nga kanali televiziv RT, që udhëhiqet nga qeveria e Rusisë, për paraqitje në një zhvillim në Moskë në dhjetor të vitit 2015, disa muaj para se Flynn formalisht të caktohej këshilltar i fushatës Trump, raporton Rel.


Cummings thotë se pranimi nga ana e Flynn i pagesës së kanalit televiziv RT, paraqet shkelje të dispozitave për të ardhura në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, sipas së cilës nuk lejohet që oficerët e pensionuar ushtarakë të marrin dhurata nga fuqitë e jashtme.

Pos, pagesës nga RT, Flynn i kishte marrë edhe 11,250 dollarë për dy fjalime në Uashington, nga dy kompani ruse.

Atij i ishin paguar edhe shpenzimet për vendosje në hotelet luksoze të Michael Flynnit dhe djalit të tij, gjatë udhëtimit në Moskë.

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori