LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet e WikiLeaks-it: Aktivistja e VV-së, informon partinë e Erdoganit për zhvillimet në Kosovë

Dokumentet e WikiLeaks-it: Aktivistja e VV-së, informon partinë e Erdoganit për zhvillimet në Kosovë

WikiLeaks ka publikuar 300 mijë emaila rreth Partisë së Recep Tayyip Erdoganit. Në mesin e tyre ka mesazhe që kanë të bëjnë me Republikën e Kosovës.

Pas emailit ku anëtarët e AKP -së (Adalet ve Kalkavan Partisi – Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim) tërheqin paralele mes situatës në Gjeorgji dhe Kosovës – me rastin e agresionit ushtarak të Rusisë më 2008 – tani është publikuar edhe një tjetër i tillë i titulluar: “Kosova, drejt regjimit autoritar”.

Në këtë rast bëhet fjalë për letrat elektronike të anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Esma Bunjaku, e cila informon për situatën politike në Kosovë, transmeton Telegrafi.


WikiLeaks publikon e-mailin e parë, ku lidhet Kosova me partinë e Erdoganit (Foto)
Lexo po ashtu WikiLeaks publikon e-mailin e parë, ku lidhet Kosova me partinë e Erdoganit (Foto)

Bunjaku shkruan për Demarkacionin me Malin e Zi ku thotë se këtij shteti po i falen 9500 hektarë. Bunjaku gjithashtu informon AKP-në se sa është e dëmshme marrëveshja e arritur me Serbinë rreth krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Vlen të ceket se Esma është studente në Universitetin e Prishtinës, dega e Shkencave Politike, ndërsa emailet me partinë e presidentit turk i ka shkëmbyer përmes grupeve të ndryshme të makinës kërkuese, Google, të dërguar në byronë e veçantë të quajtur “Özel Büro (Digi.Security.Isnet)”.

emseeEsma Bunjaku

Më poshtë e keni transkriptin e emailit të saj – “Kosova, drejt regjimit autoritar”

Më 30 nëntor, 2015, partive opozitare (VV, AAK dhe Nisma për Kosovën) të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili përbëhet prej sistemit pluralist, i janë arrestuar pesë deputetë (dy në ditët e fundit, tre më 30 nëntor), ndërsa të tjerët kanë vendosur që të braktisin seancat plenare.

Më 25-26 gusht 2015, në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, dhe Qeveria serbe, nën mbikëqyrjen e BE-së (që nuk e njohin Kosovën), kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS), e gjithashtu është arritur edhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes marrëveshjes së AKS-së, po i hapet rrugë kthimit të Serbisë pas 16 viteve në Kosovë, ndërkaq shkaku i demarkacionit, rreth 9500 hektarë dhe territor tejet me rëndësi strategjike të Kosovës (në Bjeshkët e Rugovës) do t’i jepen Malit të Zi.

Partitë opozitare po kundërshtojnë këto dy marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, duke zgjedhur si mjete të tyre bilbilat, hedhjen e vezëve dhe gazin lotsjellës.

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk dëshiron të tërheq marrëveshjet dhe në këtë formë po i mundëson Serbisë që të ketë në duar një dinamit përmes AKS-së.

Qëllimi i Serbisë, ashtu sikur si në Bosnje, e edhe në Kosovë (numri i popullsisë serbe është 8-9 për qind), është të marrë kontrollin mbi të gjithë serbët.

Ne kemi provuar të gjitha metodat demokratike që të detyrojmë Qeverinë që të tërheq marrëveshjet. Janë mbledhur rreth 206 mijë nënshkrime. Qeveria nuk e merr parasysh peticionin e nënshkruar prej qytetarëve.

Më 28 nëntor, rreth 35 mijë njerëz kanë marrë pjesë në një protestë, ku u kërkua që të tërhiqet kjo marrëveshje.

Menjëherë pas kësaj protestës, Policia ka bastisur selinë e partisë kryesore opozitare, Vetëvendosje, sikur kur sulmohet një ndërtesë e një organizate terroriste, e ku u arrestuan të paktën rreth 150 aktivistë me në krye ish-liderin, Albin Kurti.

Ne po hyjmë në një periudhë ku protestat janë të pashmangshme. Edhe nëse Qeveria jep dorëheqje dhe shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ditë mjaft të vështira po e presin Republikën e re të Kosovës. Situata është mjaft serioze!”. /Telegrafi/

esma

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori