LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet e gjetura në vilën e Trumpit, zbulojnë informacione për fuqinë bërthamore të një vendi të huaj

Dokumentet e gjetura në vilën e Trumpit, zbulojnë informacione për fuqinë bërthamore të një vendi të huaj

Dokumentet e cilësuar si “tepër sekrete” që FBI i gjeti në pronën e Donald Trumpit në Florida, përmbajnë informacione për aftësinë bërthamore të një vendi të huaj.

Në mbi 90 dosjet e gjetura që kanë mbi 11 mijë dokumente që agjentët e FBI-së i gjetën në vilën e Trumpit në Mar-a-Lago, janë cilësuar si “sekrete”, transmeton Telegrafi.

Përmbajtja e dokumenteve të sekuestruara fshehin informacione për fuqinë ushtarake të një vendi të huaj – duke mos zbuluar se për cilin vend bëhet fjalë.


“Dokumentet që përshkruajnë fuqinë ushtarake të vendit, në mesin e tyre edhe aftësitë e armëve bërthamore, janë gjetur në mesin e shumë dokumenteve të sekuestruara, që policia federale i gjeti gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e ish-presidentit amerikan”, shkruan Washington Post.

Në mesin e dokumentet që FBI i gjeti janë edhe dokumentet që në detaje përshkruajnë operacionet sekret të SHBA-ve, që kërkojnë miratim të veçantë apo leje që ato të hapen apo të ketë dikush qasje.

E Trump ka akuzuar autoritetet gjatë një konference për media, ku futjen e agjentëve të FBI-së në pronën e tij e ka cilësuar si “veprim monstruoz”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori