LAJMI I FUNDIT:

Doganat gjatë viteve mblodhën afër 10 miliardë euro

Doganat gjatë viteve mblodhën afër 10 miliardë euro

Është mbajtur Forumi Vjetor Publiko-Privat i organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane ne Kosove, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, ndërsa në këtë organizim ka marr pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Hoti tha se ndryshimet e politikave fiskale kanë ndihmuar bizneset në lehtësimin e bërjes biznes. Përveç fuqizimit të mëtejmë të partneritetit ndërmjet sektorit privat dhe publik, Forumi ka për qellim t’iu ofrojë mundësinë bizneseve që janë paguesit më të mëdhenj të detyrimeve doganore, të ngritin shqetësimet e tyre për çështjet me të cilat përballen në raport me zyrtarët doganorë, transmeton Kp.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna ka shpalosur objektivat që Doganat kanë në plan për dy vitet e ardhshme e që sipas tij do të fokusohen në sistemin elektronik.


“Dogana ndër vite ka mbledhur afër 10 miliardë euro, vetëm vitet e fundit kemi mbledhur më shumë se 140 milion euro ….Nga viti 2015 , dogana më nuk aplikon letër fizike mirëpo shkon gjithçka përmes sistemit elektronik… Ne nuk do të ndalemi objektivi joni i dy viteve të ardhshme është që ne të kalomë në procedimin që gjithçka të shkon përmes bar-codit”, tha Rafuna.

Fatos Ismali, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë , njëherësh edhe përfaqësues i kompanisë “Elkos”, ka paraqitur vërejte për doganat , pasi sipas tij në mallrat që importohen shpesh kompania ngarkohet më taksa për mallrat të cilat dogana i merr për bazë çmimet në listën e saj, por jo edhe çmimet referente që kompania i posedon. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori