Dogana e Kosovës ka vazhduar kontrollin e tre lokacioneve në qytetin e Ferizajt të dyshuara për mallra pa dokumentacion, ku edhe gjeten një sasi të konsiderueshme të telefonave të menqur.

“Aksioni ka qenë i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave.


Gjatë kontrolles janë gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvajtje Doganore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

258767052 449146946576415 1773623712880237867 n

261133891 1081807559233236 6389464195387470980 n