Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik deklaroi se vendimi i Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, për ndryshimet në Kodin Penal, nuk do të zbatohet në Republikën Srpska dhe as nuk do të publikohet në gazetën zyrtare të këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës.
Vendimi i Schmidt i referohet dënimit të dhënies së ryshfetit gjatë procesit zgjedhor.
“Kjo është një përpjekje kriminale për të imponuar vendimin e një personi që nuk ka legjitimitet”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Twitter.
Ai theksoi se “qëndrimi i Republikës Srpska është i qartë dhe i njohur”.
“Schmidt nuk është përfaqësues i lartë, sepse nuk ka mandat të konfirmuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe vendimet e tij nuk kanë asnjë efekt juridik”, ka shkruar Dodik.
Që nga maji i vitit 2021, Ambasada e Federatës Ruse në Bosnjë e Hercegovinë thekson se nuk e pranon Schmid si përfaqësuesin e ri të lartë në Bosnjë e Hercegovinë. Arsyetimi që përdorë është fakti se Federata Ruse dhe Republika Popullore e Kinës kanë kundërshtuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara zgjedhjen e Schmidt.
Qëndrim të njëjtë kanë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve në Republikën Srpska.
Federata Ruse ka qenë kundër të gjitha vendimeve të Zyrës së përfaqësuesit të lartë (OHR) që kur ish-përfaqësuesi i lartë Valentin Inzko solli ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës, duke e sanksionuar si vepër penale mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, si dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës.
Më 27 prill të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë vendosi ndryshime në ligjet penale të entiteteve, të cilat paraqesin dispozita penale për ryshfet në zgjedhje dhe në shërbimet e financuara nga fondet publike.
Schmidt vendosi ndryshime në ligjet penale të Federatës boshnjake-kroate dhe Republikës Srpska, me qëllim që të “forcojë integritetin e zgjedhjeve”.
“Unë kam parë disa raporte të besueshme për parregullsi parazgjedhore dhe pas zgjedhjeve, kështu që kam ndryshuar Kodin Penal, për të përfshirë veprën e re të ryshfetit zgjedhor. Ajo përfshin edhe dhënien e ryshfetit për të gjithë zyrtarët e zgjedhur. Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata që përmbushin qëllimet e tyre në këtë mënyrë”, tha Schmidt për mediat.
Sipas këtyre ndryshimeve, që janë identike për të dy entitetet, kushdo që kërkon ose merr para apo ndonjë vlerë ose përfitim, si punësimi, ose ndërmjetëson në një akt të tillë, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet dhe gjobitet me para.
Ndryshimet në ligjet penale nënkuptojnë shkarkimin në organet legjislative, ekzekutive, administrative ose gjyqësor, si dhe në çdo shërbim që financohet plotësisht ose pjesërisht nga buxhetet e entiteteve.
Gjithashtu, ai person nuk do të mund të punësohet në shërbimin civil për pesë vjet pas vuajtjes së dënimit, faljes, amnistisë ose nëse lënda parashkruhet për shkak të afatit të skaduar.
Të enjten, Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë përshëndeti vendimin e kreut të Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e Hercegovinë për ndryshimet në Kushtetutën e entiteteve të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe të ligjeve penale në këtë vend.
Nga OHR kanë deklaruar se vendimet do të hyjnë në fuqi në baza të përkohshme, derisa Asambleja e Republikës Srpska dhe Parlamenti i Federatës së Bonjë e Hercegovinës t’i miratojnë në të njëjtën formë, pa ndryshime dhe pa kushte shtesë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët