Në përvjetorin e bombardimeve, Dodik bëri thirrje për bashkimin e RS-së dhe Serbisë
Të ardhmen e shoh në bashkimin e Serbisë dhe Republikës Sërpska, tha Milorad Dodik, lider i Republika Srpska, entiteti ky i Bosnje e Hercegovinë’
Dodik e bëri këtë deklaratë, të premten, më 24 mars, në Sombor, ku zyrtarët e Serbisë po e shënojnë përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s.
Bombardimi i ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, në vitin 1999, filloi për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë, raporton rel.
Në fjalimin zyrtar, Dodik përsëriti kërcënimet për shkëputjen e Republika Srpska(RS).
“Tani ata duan të rrëmbejnë pronën, ndërkaq unë u them – në momentin që ju përpiqeni të rrëmbeni pronën tonë, ju keni thirrur një seancë të Kuvendit të Republika Srpska, ku do të marrim një vendim për pavarësinë e Republika Srpska. Mjaft më me premtimet e juaja të rreme, nuk do t’ju shikoj dhe nuk do t’ju duroj”, tha Dodik.
Mesazhi i tij vjen një ditë pas vendimit të Qeverisë së Republika Srpska (RS) për t’i dhënë fund bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britaninë e Madhe dhe publikimit të një projektligji që detyron organizatat joqeveritare të raportojnë të gjitha transaksionet që financohen nga jashtë.
Vendimi është marrë në seancën e qeverisë së këtij entiteti, të enjten, më 23 mars, në Banja Llukë.
“Ata duan vetëm një gjë, që serbët të largohen. Rroftë ideja e bashkimit të popullit serb. Dhe ne duam të bashkohemi. Do ta bëjmë në mënyrë paqësore”, tha Dodik.
Në vargun e vendimeve të diskutueshme, Asambleja e RS miratoi gjithashtu një projektligj, me të cilin shpifja dënohet penalisht, me gjoba deri në 60 mijë euro.
Ndaj ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike dhe shënjestrimit të organizatave joqeveritare, ndër të parat ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Sarajevë, e cila tha se njoftimet e kryetarit të Republika Srpska janë “edhe një hap tjetër në rrugën e rrezikshme që ai zgjodhi – rruga e izolimit dhe e sundimit autoritar”.
Bashkimi Evropian reagoi gjithashtu edhe ndaj ndryshimeve në Kodin Penal të Republika Srpska, të cilat rivendosin dënimet penale për shpifje. Duke shprehur keqardhjen, siç raportohet, ajo bëri thirrje që amendamenti të tërhiqet.
Pavarësisht thirrjeve të shumta nga komuniteti ndërkombëtar, se bëhet fjalë për ligje që nuk janë vlera evropiane, Dodik nuk hoqi dorë nga synimi i tij për miratimin e tyre.
Lideri i Republika Srpska tashmë është në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, për korrupsion dhe shkelje të legjitimitetit dhe funksionalitetit të shtetit të Bosnje e Hercegovinës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët