Do të humbë virgjërinë, por do të fitojë 780 mijë dollarë

Në muajin e kaluar, 20-vjeçarja nxori në ankand virgjërinë e saj dhe tha se do t’ia falte atij që do të paguajë më shumë para. Pas 15 ofertave, fituesi është një japonez i quajtur ‘Natsu’.
Ankandi tashmë është mbyllur, ndërsa vajza thotë se do t'i përdorë paratë për t'u ardhur në ndihmë njerëzve të varfër në qytetin e saj. Në ankand u paraqitën 15 kërkesa. Veprimi i saj ngjalli reagim të ashpër në mbarë botën, ku shumë e krahasuan me një prostitutë, por Catarina tha se bëhej fjalë thjesht për një "punë".
“Unë jam një vajzë romantike dhe besoj te dashuria. Kjo do të sjellë ndryshimin në vendin ku jetoj", citon Daily Mail fjalët e saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/10/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































