LAJMI I FUNDIT:

DnV: Mbajtja e zgjedhjeve në Podujevë në këtë situatë është e pakuptimtë, Presidenti të rishqyrtoj vendimin

DnV: Mbajtja e zgjedhjeve në Podujevë në këtë situatë është e pakuptimtë, Presidenti të rishqyrtoj vendimin

Qeveria e Kosovës të mërkurën mori vendim për mbylljen e shkollave dhe anulimin e të gjitha tubimeve publike, si masa parandaluese për përhapjen e coronavirusit.

Përkundër këtij vendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot në konferencë për media bërë të ditur se nuk do të ketë anulim të zgjedhjeve për kryetar komune në Podujevë.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se përgatitjet për zgjedhjet lokale në Podujevë janë duke shkuar sipas planit dhe sipas saj janë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për coronavirusin.


Daka në mbledhjen e KQZ-së tha se derisa nuk ka raste të konfirmuara me coronavirus nuk ka arsye për panik, por vetëm për masa shtesë për parandalim. Ajo bëri të ditur se kanë marrë një udhëzim se si të sillen në ditën e zgjedhjeve.

Daka: Përgatitjet për zgjedhje në Podujevë sipas planit, kemi ndërmarr masat parandaluese për coronavirusin
Lexo po ashtu Daka: Përgatitjet për zgjedhje në Podujevë sipas planit, kemi ndërmarr masat parandaluese për coronavirusin

Mirëpo, pavarësisht kësaj Demokracia në Veprim po e konsideron të pakuptimit mbajtjen e zgjedhjeve.

Eugen Cakolli nga DnV ka thënë për Telegrafin se mbajtja e këtyre zgjedhjeve në këtë situatë potencialisht do të ndikojë në dalje të ulët të qytetarëve.

“Duke qenë se vendimi përkatës i Qeverisë ka paraparë anulimin e aktiviteteve publike me pjesëmarrje, vlerësoj që është e pakuptimtë që të mbahet procesi zgjedhor, që në thelb është aktivitet puro-publik, që përfshin numër relativisht të lartë të qytetarëve, si dhe kërkon kontakt dhe qarkullim të vazhdueshëm mes qytetarëve dhe stafit të angazhuar.

Mbajtja e këtyre zgjedhjeve në një situatë kaq delikate, potencialisht do të ndikojë në dalje të ulët të qytetarëve në zgjedhje, që do të minojë në masë të konsiderueshme imazhin dhe integritetin e procesit zgjedhor”, ka thënë Cakolli.

Ai ka theksuar se është i domosdoshëm që presidenti të bëjë rishqyrtimin e vendimit për datën e zgjedhjeve.

Ndryshe Demokracia në Veprim dje ka marrë vendim për anulimin e misionit të vëzhgimit për zgjedhjet në Podujevë.

Ky vendim është marrë me qëllim të garantimit të shëndetit të vëzhguesve, si dhe bazuar në rekomandimet e institucioneve relevante për parandalimin e virusit COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori